back to top
Thursday, October 30, 2025
BallinaLajmePublikohet deklarata shtetërore e Sirisë për njohjen e Kosovës

Publikohet deklarata shtetërore e Sirisë për njohjen e Kosovës

Të ngjajshme

Kuvendi i Kosovës mban mbledhjen e parë të Kryesisë

Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës ka filluar...

Kryhet një operacion i rrallë në QKUK

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike dhe...

Pranohen në prova katër artikuj që lidhen me dy dëshmitarë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare...

Presidenti Erdogan pret me ceremoni zyrtare kancelarin gjerman Merz

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan priti me një...

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka njoftuar sot për njohjen e Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Emigrantëve tha sot në një deklaratë:

Një takim trepalësh u mbajt në kryeqytet, Riad, ku morën pjesë Republika Arabe Siriane, Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Republika e Kosovës, gjatë të cilit u diskutuan mënyrat për të forcuar marrëdhëniet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, duke përfshirë çështjen e njohjes së ndërsjellë dhe hapjen e perspektivave për bashkëpunim dypalësh.

Ajo shtoi: “Në këtë kontekst, Republika Arabe Siriane njofton njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, bazuar në besimin e saj në të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe në gatishmërinë e saj për të promovuar parimet e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në botë”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Emigrantëve pohoi se ky vendim vjen në kuadër të politikës siriane që synon zgjerimin e urave të bashkëpunimit dhe hapjes me vende të ndryshme të botës, në një mënyrë që i shërben interesave të përbashkëta dhe forcon marrëdhëniet miqësore midis popujve.

Ministria përfundoi deklaratën e saj duke thënë: Republika Arabe Siriane shpreh vlerësimin e saj të thellë për përpjekjet e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe rolin e saj konstruktiv në afrimin e pikëpamjeve dhe mbështetjen e dialogut dhe mirëkuptimit, të cilat kontribuan në krijimin e kushteve të përshtatshme për marrjen e këtij vendimi.

Ministria shprehu shpresën për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Republikën e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të zhvilluar bashkëpunimin dypalësh në fushat politike, ekonomike dhe kulturore, me qëllim arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve dhe dy popujve miq./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz