BallinaLajmeGërvalla pas njohjes nga Siria: Çdo ditë, Kosova po bëhet më e...

Gërvalla pas njohjes nga Siria: Çdo ditë, Kosova po bëhet më e fortë

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se mezi presim ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe diplomatike me Sirinë pas vendimit për njohjen e Kosovës.

Ajo ka shprehur mirënjohje për presidenten Vjosa Osmani për përkushtimin e saj dhe presidentin e Sirisë për vendimin.

Gërvalla ka thënë se Kosova çdo ditë po fuqizohet në skenën ndërkombëtare

“Mirënjohje Presidentes Vjosa Osmani për punën dhe përkushtimin e saj në forcimin e pranisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës në botë, shtetit të Sirisë dhe Presidentit al-Sharaa për këtë vendim, si dhe aleatëve tanë në Arabinë Saudite për kontributin në këtë sukses të përbashkët diplomatik. Çdo ditë, Republika e Kosovës po bëhet më e fortë dhe më e respektuar në skenën ndërkombëtare. Në këtë frymë, mezi presim ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme diplomatike dhe bashkëpunimin konkret me Sirinë në fusha me interes të ndërsjellë”, ka thënë Gërvalla.

Siria është shteti i 120 që njeh pavarësinë e Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt 2008. Pavariësia e Kosovës nuk është njohur ende edhe nga pesë vende të Bashkimit Evropian, Spanja, Sllovakia, Greqia, Qipro dhe Rumania.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz