back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeVuçiq komenton humbjen e mbrëmshme të Serbisë, e lidh me zgjedhjet në...

Vuçiq komenton humbjen e mbrëmshme të Serbisë, e lidh me zgjedhjet në Kosovë

Të ngjajshme

21 mijë votues në Mitrovicën e Jugut deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e fundit...

Rexhbeçaj mungon, fat i madh për Kosovën… Emërllahu rikthehet nga suspendimi

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen e radhës në...

Dyshohet se një person fotografoi votën në Deçan, denoncohet rasti

Në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit” në Carabreg...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar humbjen e mbrëmshme të kombëtares serbe në përballje me Shqipërinë.

Vuçiq ndeshjen e mbrëmshme të futbollit, ka tentuar ta lidhë me zgjedhjet e sotme në Kosovë, në cilat siç thotë ai në komunat në veri ka pjesëmarrje të madhe të serbëve. Kjo sipas Vuçiqit ka shkaktuar “nervozizëm” në Kosovë.

“Kudo, deri në orën 10, pjesëmarrja ishte më e lartë në zonat serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj që Lista Serbe të fitojë, shpresoj që ata të jenë në gjendje të marrin përsëri në duart e tyre një pjesë të qeverisë”, u tha Vuçiq gazetarëve në Beograd, raporton Danas.

Sipas tij, shqiptarët nga të gjitha trevat – nga Tirana, përmes Prishtinës, në Preshevë dhe Bujanoc – “janë të dehur pas fitores së mbrëmshme” të ekipit të futbollit shqiptar ndaj Serbisë në Leskovc.

“Do të doja që sonte të ishte një festë pak më e rëndësishme në komunitetet serbe në Kosovë dhe Metohi, sesa ajo festë. Ashtu siç u gëzuan mbrëmë me flamurin shqiptar, në mënyrë që sonte për një çështje më të rëndësishme sesa shkelmimi i topit, njerëzit të gëzohen në komunitetet serbe”, tha Vuçiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz