back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaLajmeKQZ: Sot nis shpërndarja e materialeve zgjedhore për Zgjedhjet Lokale

KQZ: Sot nis shpërndarja e materialeve zgjedhore për Zgjedhjet Lokale

Të ngjajshme

Ramadani: Ka kryetarë komunash, por s’do të ketë Qeveri Kurti 3

Analisti dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani,...

Ferit Idrizi: Projekti 10 milionë euro në energji të pastër, hap i madh për Vushtrrinë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati për një...

​Zelensky pas telefonatës me Trump: Nëse ai e ndal luftën në Gaza, mund ta ndalë edhe Moskën

Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë...

Serbët ‘çmenden’ nga baneri unik i vendosur mbrëmë në “Fadil Vokrri”

Gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë e cila përfundoi...
- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po finalizon përgatitjet për mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të zhvillohen më 12 tetor. Sot, e shtunë, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë shpërndarja e materialit zgjedhor në të gjitha vendvotimet.

“Ju njoftojmë se nesër (e shtunë, 11 tetor 2025, ora 08:00) nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025”, thuhet në njoftiimin e KQZ-së.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen të dielën, më 12 tetor. Vendvotimet pritet të hapen në orën 07:00 dhe të mbyllen në orën 19:00. Qytetarët do të kenë mundësi të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për komunën e tyre, si dhe për një asamblist të kuvendit përkatës komunal.

Për të mundësuar votimin me kusht në Zgjedhjet Lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale, në çdo komunë është caktuar nga një qendër votimi.

Sipas KQZ-së më 12 tetor, do të hapen 38 qendra votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime. Në Zgjedhjet Lokale votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz