
Gazetari Urall Boshnjaku, nga mediumi Mitropol, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka akredituar median e tij për mbulimin e procesit zgjedhor.
Boshnjaku në një intervistë për emisionin “Kosova Live” në T7 e ka cilësuar si “absurd dhe të kotë” arsyetimin e KQZ-së që kishte të bënte me origjinën e mediumit. Ai ka treguar se menjëherë është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
“U ankova me email, por më kthyen përgjigje se duhet të shkojmë fizikisht. Në shekullin 21 me ende ka të tilla ‘tortura’ për gazetarë,” – ka thënë Boshnjaku, duke shtuar se kjo situatë vetëm e vështirëson punën e tyre si gazetarë.
Dëgjoni intervistën e plotë: