back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaShqiptareMashtronte qytetarët, goditet “Call Centeri” në Tiranë, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Mashtronte qytetarët, goditet “Call Centeri” në Tiranë, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Të ngjajshme

Mbajti mbledhje elektronike/ Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur...

Muriqi: Nuk duhet nënçmuar kjo pikë, ndaj Suedisë jemi 100% të gatshëm

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka folur...

Kosova sonte fitoi një ”yll”, Albian Hajdari më i vlerësuari kundër Sllovenisë

Pavarësisht barazimit 0-0 me Slloveninë, Kosova sonte fitoi një...

Muslija: Na mungoi vetëm goli ndaj Sllovenisë, duam pikët e plota ndaj Suedisë

Futbollisti Florent Muslija është prononcuara pas ndeshjes. Ai tha se...
- Advertisement -

Gjatë operacionit “SCAMS”, u godit një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive.

Në pranga u vu administratori i subjektit, Kejsi Përgjegji, ku u gjetën 65210 euro. Gjithashtu, në pranga u vu edhe një shtetas tjetër, Marjus Hysa, të cilit në banesë iu gjetën 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kundraligjshme. Sakaq, janë proceduar penalisht 38 shtetas të punësuar në call center.

Në sajë të aksionit, janë sekuestruar gjithsej 106710 euro dhe 700.000 lekë të rinj, 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celular, lista me emrat e klientëve dhe shumave të përfituara, etj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, bazuar në informacionet e marra se në rrugën “Bardhok Biba”, në një subjekt të licencuar për marketing, suport dhe konsulence në çdo veprimtari të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, po ushtrohej veprimtari e kundraligjshme e Call Centerit me qëllim mashtrimin e qytetarëve evropianë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “SCAMS”.

Në kuadër të operacionit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DPPSH, me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në ambientet e një subjekti me administrator shtetasin K. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit u konstatuan 38 operatorë, të cilët dyshohen se mashtronin qytetarë në vende të ndryshme të Evropës për të investuar në bursa fiktive.

Në ambientet e subjektit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

65210 euro pa dokumentacion për vërtetimin e burimit; lista e emrave që i ishte vendosur çdo operatori në momentin e prezantimit me viktimën; lista e shumave që secili operator kishte përvetësuar me anë të mashtrimit; lista e objektivave të vendosura nga menaxherët dhe bonuset që merrnin operatorët në bazë të objektivave, ku për muajin tetor ishte 1.5 milionë euro; 51 njësi kompjuterike dhe 14 aparate celular.

Në vijim të operacionit, janë ushtruar kontrolle në banesat e bashkëpunëtorëve të afërt të shtetasit K. P., dhe nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj në banesën e shtetasit M. H., 38 vjeç, pa dokumentacion të burimit të të ardhurave.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. P. dhe M. H.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda”; “Punësim i paligjshëm”; “Fshehje të ardhurash”; “Mospagim i taksave dhe tatimeve”; dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz