BallinaLajmeSulmuan me mjete të forta policët në një ndeshje futbolli në Ferizaj,...

Sulmuan me mjete të forta policët në një ndeshje futbolli në Ferizaj, arrestohen katër persona

Të ngjajshme

Afati i fundit për përdoruesit e Fitbit

Përdoruesit e pajisjeve Fitbit përballen me një afat të...

Pse Hollywood-i dështon me pop-yjet?

Kinemaja amerikane vazhdon të ketë vështirësi në portretizimin bindës...

Kurti dhe Konjufca përshëndesin mbështetjen e fuqishme amerikane për Kosovën drejt NATO-s

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mirëpritur rezolutën e...

Katër persona janë arrestuar dje në Ferizaj, pasi të njëjtit kanë sulmuar me mjete të forta zyrtarët policorë që ishin në sigurim të një ndeshje futbolli.

Dy zyrtare policorë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njëri nga ta është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Ferizaj / 28.09.2025 – 14:50. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar me mjete të forta zyrtarët policorë që ishin në sigurim të një ndeshje futbolli. Dy zyrtarë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor, e njëri prej tyre për tretman të mëtutjeshëm në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz