back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaLajmeZotimi i Blakajt: Më 12 teror Istogut do t’ia kthejmë dritën dhe...

Zotimi i Blakajt: Më 12 teror Istogut do t’ia kthejmë dritën dhe qeverisjen e mirë

Të ngjajshme

Ukë Blakaj, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Istogut, ka zhvilluar një takim me qytetarë të komunës, ku bashkë me kandidaten për Kuvendin Komunal, znj. Eleonida Bajramaj, diskutuan për sfidat dhe të ardhmen e qytetit.

Blakaj u zotua për një qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillimore, duke thënë se “më 12 tetor, Istogut do t’ia kthejmë dritën dhe qeverisjen e mirë.”

Gjatë fjalës së tij, Blakaj tha se Istogu ka nevojë për njerëz të guximshëm që besojnë në punë dhe zhvillim vendor.

“Istogu ka nevojë për njerëz që e ndiejnë përgjegjësinë dhe që janë të gatshëm të sjellin ndryshimin. Ne jemi ai ndryshim që po vjen më 12 tetor”, tha ai./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz