BallinaLajmeKryeministri i Hungarisë: Heqja dorë nga energjia ruse do e rrëzonte ekonominë...

Kryeministri i Hungarisë: Heqja dorë nga energjia ruse do e rrëzonte ekonominë hungareze

Të ngjajshme

Bernardo Silva refuzon transferimin te skuadra e njohur

Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City pas...

Çitaku: Kurti refuzon Prokurorinë, Lushtaku respekton shtetin

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me një...

Rama: Skenderaj u përdor si skenë për manipulim politik nga Albin Kurti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas intervisimit...

Mehani reagon pas lirimit të Lushtakut: Sulmet tinzare me banda, as nuk më ndalin as nuk do të fitojnë

Kandidati për deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka...

Smakiqi: Këshilli Prokurorial që ka integritet dhe pavarësi, s’e ka shefe Presidenten

Avokati Xhevdet Smakiqi, në emisionin “Tempus” në T7, tha...

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, deklaroi të premten se vendi i tij do të vazhdojë të blejë naftë dhe gaz natyror nga Rusia, pavarësisht kërkesave nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të ndërprerë bashkëpunimin me Moskën.

“I thashë presidentit të SHBA-së se, nëse Hungaria shkëputet nga nafta dhe gazi rus, menjëherë, brenda një minute, ekonomia e Hungarisë do të bjerë me katër për qind”, tha Orbán gjatë një interviste për televizionin shtetëror hungarez, raporton AP.

“Kjo do të ishte katastrofike, ekonomia jonë do të rrëzohej”, shtoi ai.

Hungaria është një nga vendet e pakta në Evropë që ende blen energji nga Rusia, që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Trump kishte kërkuar këtë muaj që të gjitha vendet anëtare të NATO-s, përfshirë Hungarinë, të ndalojnë blerjet e naftës nga Rusia, duke argumentuar se lufta mund të përfundojë nëse ndalohet importi i energjisë ruse.

Kryeministri hungarez tha se nuk ka nevojë për debate për importet e energjisë të Hungarisë.

“Është e qartë çfarë është në interesin e Hungarisë dhe ne do të veprojmë në përputhje me këtë”, deklaroi ai.

Orbán theksoi gjithashtu se Hungaria është një vend sovran dhe nuk ka nevojë të pranojë argumentet apo interesat e të tjerëve.

Edhe pse Bashkimi Evropian po përpiqet t’i largojë vendet anëtare nga energjia ruse, zyrtarët hungarezë thonë se pozita gjeografike dhe mungesa e infrastrukturës e bëjnë të vështirë kalimin në burime alternative nga Perëndimi.

Megjithatë, vende të tjera të rajonit, si Republika Çeke, që gjithashtu nuk ka dalje në det, kanë arritur të ndalojnë plotësisht blerjen e naftës ruse që nga fillimi i luftës.

Sllovakia, fqinji i Hungarisë, vazhdon të blejë energji nga Rusia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz