Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit E. Hajdari, u prit me entuziazëm në Shtrubullovë, Çikatovë të Re, si dhe në Poklekun e Vjetër e të Ri.
“Problemet e qytetarëve tanë nuk janë të pazgjidhshme. Vullnetin e kemi, drejtimin e duhur do t’ia japim Drenasit”, tha Hajdari, duke shtuar se stuhinë e fitores së PDK-së nuk ka kush që e ndal.
Ai theksoi se qytetarët e kanë bërë të qartë: me PDK-në nuk ka arsyetime e justifikime, por vetëm zgjidhje dhe vizion për të ardhmen.