back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeShqipëria e zëshme për Kosovën në Nju Jork: Begaj kërkon anëtarësimin e...

Shqipëria e zëshme për Kosovën në Nju Jork: Begaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në OKB, Spiropali heqjen e sanksioneve të BE-së

Të ngjajshme

Gjermania nuk ka para për autostrada të reja

Buxheti për vitin 2026 po diskutohet aktualisht në Bundestag....

Erdogan mbërrin në Uashington për takim me Trumpin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili po...

Memli Krasniqi: Transformimi i Ferizajt e mban vulën e Agim Aliut, më 12 tetor festojmë fitoren

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka...

Shqipëria ka vazhduar lobimin për Kosovën edhe gjatë punimeve të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Udhëheqësit e shtetit shqiptar që po qëndrojnë në Nju Jork kanë kërkuar njohje të reja për Kosovën dhe heqjen e pengesave në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në OKB, kurse, kryediplomatja Elisa Spiropali ka kërkuar heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti shqiptar ka bërë me dije se Kosova duhet ta ketë karrigen e saj në OKB.

Ai ka vlerësuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga kjo organizatë është një akt drejtësi nga populli i Kosovës.

“Megjithatë, vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë së saj dhe mbështetja për anëtarësimin në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës dhe një hap që forcon paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor,” ka thënë Begaj.

Në adresimin e tij Begaj ka theksuar përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqes, sigurisë dhe multilateralizmit dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e ka vazhduar lobimin për Kosovën.

Në një intervistë për “ABC News Albania” kryediplomatja shqiptare ka kërkuar nga BE-ja heqjen e sanksioneve.

Ajo ka thënë se ato janë të padrejta.

Megjithatë, ajo ka kërkuar që edhe institucionet e Kosovës të jenë më të përgjegjshme në raport me partnerët e tyre.

“Bashkimi Evropian duhet t`i heq sanksionet për Kosovën. Në këtë pikë nuk kanë asnjë kuptim. Janë të bartura nga një krizë e mëparshme dhe ne e kemi bërë të qartë këtë në qëndrimin tonë me të gjithë vendet anëtare, por edhe në forumet e BE-së. Nuk kanë më asnjë kuptim. Por, sigurisht që edhe institucionet në Kosovë duhet të jenë më përgjegjëse në raport me këta partner, të cilët nuk janë luks, por janë vendimtar, janë domosdoshmëri për progresin dhe integrimin e Kosovës, përveçse ekzistencën”, ka thënë Spiropali.

Ajo ka folur edhe për sulmi terrorist në Banjskë.

Spiropali ka thënë autorët e atij sulmi duhet të dalin para drejtësisë.

“Sulmi në Banjskë ishte i papranueshëm dhe asnjë alibi nuk mund të fshehë përgjegjësinë e atyre që ndërmorën atë sulm. Sa i takon çështje të sigurisë në Kosovë, SHBA e ka bërë të qartë që misioni i UNMIK nuk duhet të jetë më. KFOR, EULEX, autoritet e Kosovës mjaftojnë për të garantuar sigurinë. Pra, garantimi i sovranitetit dhe shtrirjes së këtij sovraniteti në gjithë territorin duhet të ecin paralelisht. Duhet gjetur një marrëveshje që garanton kohë për zhvendosjen e UNMIK”, është shprehur

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz