Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në darkën lamtumirëse me rastin e përfundimit të misionit të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.
Aty, Kurti ka falënderuar Gjeneral Majorin Barduani për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë dhe për kontributin e tij për siguri dhe paqe.
Duke i shprehur mirënjohje për angazhimin e përkushtimin e tij si komandant i KFOR-it, kryeministri i uroi suksese në detyrat e tij të radhës.
- Advertisement -