BallinaSportTottenhami i merr tri pikë të arta, mezi fiton te Wolvesi i...

Tottenhami i merr tri pikë të arta, mezi fiton te Wolvesi i rënë nga Premierliga

Të ngjajshme

Supergol nga Munoz, Crystal Palace ngushton rezultatin ndaj Liverpoolit

Crystal Palace ka shënuar golin e parë ndaj Liverpoolit. Atë...

Nga 3-0 në 3-4, Bayerni me rikthim të çmendur ndaj Mainzit

Kampionët e sapokurorëzuar të Bundesligës, Bayern Munichu, realizoi një...

Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan m’u largu

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e...

Protestohet në Çakorr për hapjen e kufirit me Malin e Zi

Banorë dhe aktivistë nga Peja, si dhe nga Plava...

Tottenham Hotspuri, i rrezikuar seriozisht nga rënia, arriti fitoren e parë në Premierligë për vitin 2026, duke mposhtur 1-0 Wolverhamptonin në “Molineux Stadium”.

Kjo fitore i dha fund serisë negative dhe shmangu një rekord historik prej 16 ndeshjesh pa fitore në elitë.

Me Wolvesin tashmë të rënë nga liga pas një qëndrimi tetëvjeçar, ata pritën një Tottenham që po lufton për mbijetesë nën drejtimin e Roberto De Zerbi.

“Spurs” nisën më mirë, por për më shumë se 30 minuta asnjëra skuadër nuk krijoi raste të rrezikshme.

Momenti më i diskutuar i pjesës së parë ishte ndërhyrja e fortë e Andre ndaj Yves Bissouma, për të cilën nuk u dha karton i kuq. Ndërkohë, Dominic Solanke u detyrua të largohej i dëmtuar.

Në pjesën e dytë, De Zerbi hodhi në fushë Mathys Tel për të sjellë energji të re.

Rasti më i mirë i takoi Xavi Simons, por tentativa e tij shkoi jashtë. Situata u përkeqësua kur Simons u dëmtua dhe u largua me barelë, duke shtuar problemet për londinezët.

Me kalimin e kohës, tensioni rritej, ndërsa Adam Armstrong rrezikoi portën e Spurs. Goditja e parë në portë erdhi vetëm në minutat e fundit, kur Rodrigo Bentancur u ndal nga Jose Sa.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 82-të: nga një kënd i Pedro Porros, topi përfundoi te Richarlison, tentativa e të cilit u devijua në rrjetë nga Joao Palhinha nga afërsia.

Megjithatë, pavarësisht fitores, situata mbetet kritike për Tottenhamin.

Një gol i vonë i West Ham Unitedit në një ndeshje tjetër i mban ata dy pikë mbi Spurs, që vazhdojnë të jenë në zonën e rënies me katër ndeshje të mbetura.

Një “clean sheet” i parë që nga fillimi i vitit është një sinjal pozitiv, por mbijetesa nuk është më në dorën e tyre, dhe rreziku i rënies – i pari pas afro 50 vitesh – mbetet shumë real.

Pas kësaj fitoreje, Tottenhami shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e 18-të, derisa West Hami i ka 36 sosh në vendin e 17-të./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz