BallinaLajmeKurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime- opozita po...

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime- opozita po e stërmadhon çka ndodhi

Të ngjajshme

Vritet një person në Klinë, dyshohet se u qëllua nga vëllai i tij pas një fjalosjeje

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës,...

Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë/ Ish-deputetja i reagon ashpër Sevdai Radogoshit

Ish-deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi, i ka reaguar ashpër...

E jashtëzakonshme: 16-vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayernin

Mesfushori i talentuar i akademisë së Bayern Munichut, me...

Qeveria e Kosovës në detyrë është duke zhvilluar një mbledhje të thirrur mbrëmë vonë për sot.

Këtë mbledhje kryeministri në detyrë, Albin Kurti e nisi duke u deklaruar për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti tha se sa i përket njoftimit nga SHBA javën e kaluar duhet qartësuar se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialogun Strategjik, e jo të dialogut si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që e kanë.

“Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”,deklaroi Kurti.

Ai tha se ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë çka ndodhi, Qeveria Kurti nuk do që t’i minimizojë zhvillimet.

“Qeveria jonë i trajton seriozisht deklarimet e ambasadës amerikane. Jemi përkujdesur që raporti jonë me SHBA-të të forcohet në tri shtylla kryesore, në diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim. Në shtyllën e diplomacisë kemi disa dallime e ato qëndrojnë në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë. Derisa pajtohemi për vlera interesa dhe qëndrime , me gjithë këto vështirësi në këtë shtyllë padyshim se ka ecje substanciale në dy shtylla të tjera. Atë të mbrojtjes dhe të zhvillimit”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai tha se “Blerja e pajisjeve dhe municioneve me administratën aktuale po shkon edhe më mirë, kurse në zhvillim qeveria jonë hoqi tarifën 10%, kurse qeveria atje vazhdoi mijëvjeçarin MCC për Kosovën”.

Kurti po ashtu tha se raportet dhe lidhjet në mes Kosovës dhe SHBA-së dhe popullit të Kosovës e të Amerikës, janë të thellë dhe i kalojnë qeveritë janë ndërtuar në histori të gjatë e në themele të forta. Jemi të bindur se komunikimi i vazhdueshëm e që është i rregullt do të bëjë të mundur të ecim përpara së bashku”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz