back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeTrump: Ushtarët rusë po vriten në një shkallë më të lartë se...

Trump: Ushtarët rusë po vriten në një shkallë më të lartë se ata ukrainas

Të ngjajshme

Vendimet urgjente të Kuvendit pas konstituimit të legjislaturës së re

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka theksuar se...

Reali publikon formacionin për derbin e Madridit

Real Madridi do të luajë sot ndeshjen e La...

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti mori pjesë në përkujtimin...

Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga Pejë – Kuqishtë

Reshjet e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të guarve në...

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë qëndrimit në Britani të Madhe është pyetur për deklaratën e tij se e ka zhgënjyer presidenti rus, Vladimir Putin.

“Po, më ka zhgënjyer”, u përgjigj ai, duke riafirmuar qëndrimin e tij.

“Ai po vret shumë njerëz dhe, për të qenë i sinqertë, po humb më shumë njerëz sesa po vret – ushtarët rusë po vriten në një ritëm më të lartë se ushtarët ukrainas”, deklaroi lideri amerikan, raporton skynews.

Trump përsërit pretendimin se lufta nuk do të kishte nisur kurrë nëse ai do të ishte president i SHBA-së në vitin 2022.

“Janë miliona njerëz që kanë vdekur në atë luftë, miliona shpirtra – dhe ata nuk janë ushtarë amerikanë. Ushtarët po vriten në nivele që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore. E ndjej si detyrë ta zgjidh çështjen për këtë arsye”, theksoi 79-vjeçari.

Trump gjithashtu përsërit diçka që, sipas tij, i ka thënë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt në Zyrën Ovale – që konflikti mund të kishte shpërthyer në një Luftë të Tretë Botërore.

“Kjo ishte një luftë që mund të kishte çuar në një luftë të tretë botërore, dhe nuk mendoj se do të arrijmë atje tani. Ajo po shkonte drejt një lufte të tretë botërore, dhe çfarë turpi është kjo”, pohoi ai.

Ndryshe, Trump ishte takuar gjatë muajit të kaluar në Alaska me Putinin, por nuk kishte arritur ta bind ta ndalë luftën në Ukrainë. /Telegrafi

Të Fundit

Sport

ShowBiz