Analisti Kastriot Jahaj ka folur për rolin e votës së diasporës në zgjedhjet lokale, duke thënë se deri vonë ndikimi i saj është konsideruar i vogël, por tani pritet që në disa komuna të ketë efekt të dukshëm.
Jahaj ngriti gjithashtu dilemën lidhur me ndikimin të diasporës në zgjedhjet lokale, duke theksuar se megjithëse është e natyrshme që ata kanë prona dhe shtëpi në Kosovë, mbetet diskutabile nëse është e rregullt që me votën e tyre të ndryshojnë qeverisjen lokale të një komune.
“Ndikimin deri vonë e kam parë të vogël. Mirëpo tash mendoj që në disa komuna ka me pas ndikim vota e diasporës. Sidomos, prapë po them është një problem me votat e diasporës se pothuajse se gjysma shpallen të pavlefshme. Mirëpo, a është në rregull, krejt jemi okej që diaspora kanë prona e shtëpi në Kosovë, mirëpo a është në rregull që edhe në zgjedhje lokale me pas kësi ndikimi që ta ndërrojnë qeverisjen e një komune të caktuar”.