back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeIkën pas kërkesës për ndalim, në veturë u gjendet armë zjarri dhe...

Ikën pas kërkesës për ndalim, në veturë u gjendet armë zjarri dhe drogë

Të ngjajshme

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokaustit: Angazhohemi për të vërtetën

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 6 milionë...

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Policia në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime kishte sinjalizuar një shofer që të ndalonte për kontroll, të mërkurën.

I njëjti nuk ishte ndalur, por kishte vazhduar me shpejtësi, dhe më pas patrulla policore ishte detyruar të fillonte ndjekjen deri në fshatin Mullopoc të Shtimes.

“Në një zonë malore, tre persona që dyshohej se ndodheshin në veturë, e kanë braktisur atë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.”

“Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri (pistoletë) me pesë fishekë dhe një sasi të vogël substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë,” thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit policor, të cilët kanë tërhequr automjetin dhe kanë bërë konfiskimin e armës dhe të substancës së dyshuar narkotike.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa policia po punon në identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz