back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeProvokimi ndaj Trump te Kështuella Windsor, katër të arrestuar në Londër

Provokimi ndaj Trump te Kështuella Windsor, katër të arrestuar në Londër

Të ngjajshme

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokaustit: Angazhohemi për të vërtetën

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 6 milionë...

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Policia britanike ka arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë projektuar imazhe të abuzuesit seksual të ndjerë Jeffrey Epstein krah presidentit amerikan Donald Trump në muret e Kështjellës Windsor, raporton BBC.

Pamjet u shfaqën të martën mbrëma kur Trump zbriti në Londër për një vizitë zyrtare.

“Ne e marrim jashtëzakonisht seriozisht çdo aktivitet të paautorizuar rreth Kështjellës Windsor”, tha në një deklaratë Shefja e Policisë së Thames Valley, Felicity Parker.

Kështjella Windsor është vendi ku Mbreti Charles do ta presë presidentin amerikan dhe zonjën e parë Melania Trump.

Më herët këtë muaj, një panel kongresional amerikan publikoi një libër ditëlindjeje të përgatitur për Epstein në vitin 2003 – me një nga hyrjet që mbante një nënshkrim që ngjante me atë të Donald Trumpit. Presidenti amerikan – i cili nuk akuzohet për ndonjë shkelje ligjore në lidhje me çështjen e Epsteinit – ka mohuar se e ka shkruar atë hyrje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz