back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeRubin: Thaçi asokohe kërkonte deklaratë specifike për pavarësinë- tha se nuk nënshkruante...

Rubin: Thaçi asokohe kërkonte deklaratë specifike për pavarësinë- tha se nuk nënshkruante pa dëshmi sepse do quhej tradhtar

Të ngjajshme

Në kuadër të Speciales në Hagë sot ka filluar dëshmia mbrojtëse e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

Gjatë dëshmisë, Rubin tha se përpjekja për të sjellë paqen dhe për të parandaluar një masakër masive të shqiptarëve të Kosovës, ishte e madhe.

Ndër të tjerash në seancë u fol për provën “ND-177”- një libër i tij i publikuar në “Financial Times”.

Në këtë faqe, avokati mbrojtës Lluka Misetiq shpjegon:

“Në këtë faqe thotë ti personalisht do jesh përgjegjës për njerëzit vdekjen tyre nëse nuk nderon mendje. E di se e ke shumë të vështirë të heqësh dorë nga pavarësia, por nëse nuk pranon s’do kesh përkrahjen e perëndimor. Do rrezikosh miqësinë tënde me mua, e me Rubinin. S’ke miq më të mirë se mua e Rubinin.

Më pas vijon, Thaçit sa si shkonin lotët-ai tha se kishte qenë dëshmitarë i vdekjes së miqve të tij të ngushtë e për disa momente s’mund të fliste e duke tërhequr qëndrimin tha se i vinte keq por tha jo”

“Po”, deklaroi Rubin.

“Ishte gati sa të qante”.

“Kjo është përshtypja ime”,shtoi Rubin, transmetona lajmi.net.

“Në natën e fundit kur Thaçi la dhomën në Rambuje, Albright u kthye në Paris për të fjetur disa orë, a të natë bëra një shëtitej të gjatë me Thaçin jashtë ishte ftohtë por ai refuzoi që t’ia jap pallton deh ishte i shqetësuar, tha se ishte i shqetësuar për përkrahjen në Kosovë dhe nga Evropa dhe se do ta quanin tradhtarë. Por se Albrightin e kishte mike”.

“Po”, Rubin.

“A ju tha Thaçi se s’mund të nënshkruante marrëveshjen se ishte në presion nga drejtuesit e UCK-së do ta quanin tradhtar”.

“Ideja ishte që nuk mund të bëheshin deklaratat specifike për pavarësinë dhe ky ishte thelbi i diplomacisë. Për këtë bisedohej në Rambuje, donim të mblidhej bota bashkë, SHBA, Evropa e madje dhe Rusia që ishte pjesë e këtyre bisedimeve. Shtetet e mëdha po përpiqeshin të parandalonin një masakër. Për ta bërë këtë donim që fuqitë e mëdha të punonin së bashku, jo vetëm SHBA. Pasi nganjëherë duhet ta bënim punën vetëm, por Albright donte sa më shumë unanimitet. Rusia ishte në favor të dëshirës serbe për të mos pasur deklarata pavarësie të përkthyera në një dokument. Ne na duhej një kompromis, veprim diplomatik e përpjekje që të kalonim në fazën e radhës, ku do kishin gjithë botën në anën tonë për t’ua mbushur mendjen serbëve për marrëveshjen e paqes. Ai tha se s ‘mund ta thoshte neve po pa pasur një deklaratë specifike për pavarësinë, pasi do duhej të bisedonte me komandantin e UÇK-së. Pasi ata që kërkonin pavarësinë e Kosovës ishin maksimalisht, kërkonin të gjitha e ne mundoheshim të gjenim një mes të artë. Ne tham: Mund të shprehni vullnetin e popullit pa e thënë fjalën specifikisht fjalën pavarësi. Ai na tha po s’përdora fjalën pavarësi, mua më konsiderojnë si person që ka hequr dorë nga pavarësia e vendit. Pra ishte moment shumë i vështirë. Ai na shpjegoi se s’ishte ai përgjegjës për këto. Ai ishte thjesht personi që po komunikonte me ne, sepse kishte një rol politik në UÇK-, por jo rol udhëheqës, s’kishte rol udhëheqës. E të gjithë ata donin pavarësi tani, ose të shprehej në dokument të konfirmohej se do realizohet pavarësia. Dhe mënyra më e mirë ishte që të kishim një dokument sa i përket pavarësisë. Atij i kishin thënë që nëse e bën këtë do ishte një tradhtar. Ne u përpoqëm të gjenim një zgjidhje, një pajtim për këtë”,tha Rubin./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz