back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeRubin për Rambuje: Thaçi tha se nëse se përdor fjalën ‘pavarësi’, do...

Rubin për Rambuje: Thaçi tha se nëse se përdor fjalën ‘pavarësi’, do të konsiderojnë që kam hequr dorë

Të ngjajshme

James Rubin po vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale, duke folur për konferencën e Rambujesë.

Ai tha se në atë kohë nuk mund të bënin deklarata për pavarësinë.

“Ideja ishte qe nuk mund të bëheshin deklarata specifike për pavarësinë dhe ky ishte thelbi i diplomacisë, për këtë po diksutohetj në rambuje. Ne donim që fuqitë e mëdha të punonin së bashku, jo vetëm SHBA… Albright donte sa më shumë unanimitet te shtetet e mëdha. Ne nuk kishim një qëndrim të qartë sa i përket pavarësisë, na duhej një kompromis që të kalonim në fazën e radhës ku të kishim gjithë botën në anën tonë që serbët të pajtoheshin me marrëveshjen e paqes.”

“Ne përpiqeshim të gjenim një mes të artë”, shtoi ai.

Rubin më pas tha se Thaçi i tha që nëse nuk e përdor fjalën pavarësi do ta konsiderojnë si njeri që ka hequr dorë.

“[Ai tha] po nuk përdora fjalën pavarësi, mua do të më konsiderojnë si njeri që ka hequr dorë nga vendi”, tha Rubin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz