BallinaLajmeYmeri: Presidentja ka keqpërdorur pozitën e saj në rastin me kameramanin

Ymeri: Presidentja ka keqpërdorur pozitën e saj në rastin me kameramanin

Të ngjajshme

OVL UÇK nderon fitoren e Jabllanicës, kujton dëshmorët e luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Lampardi po e shënjestron një fitues të Championsit, si nënshkrimin e parë në elitë

Frank Lampardi po planifikon ta rikthejë një ish-yll të...

FMN nxjerr raportin: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, radhitet menjëherë pas Moldavisë

Raportet ndërkombëtare po vazhdojnë ta rrëzojnë narrativën qeveritare për...

Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të parkut...

Analisti politik Visar Ymeri, në emisionin “VV Show” të gazetarit Vehbi Kajtazi, ka komentuar reagimin e presidentes pas arrestimit të kameramanit të Paparacit. Ai ka thënë se presidentja ka tejkaluar kompetencat dhe ka shfrytëzuar pozitën për qëllime personale.

“Presidentja e ka keqpërdor pozitën e vet. Për mendimin tim, ajo ka zhvilluar një luftë për qëllime personale me këtë rast, jo vetëm me gazetarët, por në veçanti me Paparacin si medium,” tha Ymeri.

Sipas tij, shkelja më serioze është përdorimi i pretenduar i informacionit të klasifikuar, që i vijnë presidentes nga AKI-ja dhe institucionet e tjera. “Me këto informacione ajo ka zhvilluar një luftë personale, dhe kjo është shkelja e parë, një shkelje serioze,” theksoi Ymeri.

Ai shtoi se në deklarimin publik, presidentja ka dhënë “disa gënjeshtra që sipas meje janë gënjeshtra të vetëdijshme”, duke e cilësuar këtë si problemin e dytë.

Ndërsa, si problem të tretë, Ymeri përmendi qasjen e saj personale dhe selektive në raport me familjen. “Ajo ka shfaqur një dimension jashtëzakonisht diplomatik të egoizmit, ku fliste për familjen e vet, për vajzat e saj, nga një perspektivë të veçantës së tyre krahasuar me fëmijët e tjerë,” u shpreh Ymeri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz