back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeDyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, reagon nga spitali Erogen...

Dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, reagon nga spitali Erogen Vaso

Të ngjajshme

“Shumë dashni për fëmijët e lagjes Ulpiana”, Përparim Rama publikon video nga takimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar disa fëmijë...

Komandanti i KFOR-it në Tiranë: Siguria në Kosovë dhe rajon mbetet prioritet

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO,...

Shkarkimi i Bayrou nga detyra, Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Sébastien Lecornu si...

Shqipëria publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Letonisë

Kombëtarja e Shqipërisë e ka publikuar formacionin zyrtar për...

Ka reaguar nga spitali Erogen Vaso (Brajoviç), personi që dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, ku mbeti i plagosur, ndërsa dy miqtë e tij humbën jetën.

Ai shprehet se ia lë drejtësisë në dorë zbardhjen e ngjarjes që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm, ndërsa shpreh ngushëllime për humbjen e dy jetëve.

Deklarata e plotë:

Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres.

Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet!

Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder.

Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.

Une kam qene per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka perfaqesuar komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres.

Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot.

Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik!

Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz