BallinaLajme6 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

6 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Katër nga këto raste ishin në rajonin e Prishtinës, një në Kaçanik dhe një tjetër në Prizren.

Shumë nga viktimat në këto raste kanë pranuar tretman mjekësor.

  • Prishtinë / 07.09.2025 – 12:30.Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Podujevë / 27.08.2025 – 21:00.Më 17.09.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë ndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
  • Fushë Kosovë / 07.09.2025 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
  • Fushë Kosovë / 07.09.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË

Kaçanik / 07.09.2025 – 12:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj ankueses femër kosovare dhe i ka shkaktuar lëndime. Ankueses i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Ferizaj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Prizren / 07.09.2025 – 21:30. Është raportuar se ankuesja femër kosovare është duke përjetuar dhunë psikike dhe fizike nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin pas intervistimit të palëve është informuar prokurori me urdhrin e të cilit është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz