BallinaLajmeParashutistin maqedonas e hedh stuhia në Shqipëri, rrezikonte të binte në Pogradec

Parashutistin maqedonas e hedh stuhia në Shqipëri, rrezikonte të binte në Pogradec

Të ngjajshme

OVL UÇK nderon fitoren e Jabllanicës, kujton dëshmorët e luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Lampardi po e shënjestron një fitues të Championsit, si nënshkrimin e parë në elitë

Frank Lampardi po planifikon ta rikthejë një ish-yll të...

FMN nxjerr raportin: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, radhitet menjëherë pas Moldavisë

Raportet ndërkombëtare po vazhdojnë ta rrëzojnë narrativën qeveritare për...

Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të parkut...

Stuhia që mbretëroi rajonin tonë gjatë ditës së sotme shkaktoi jo pak telashe.

Nga Shqipëria vjen një raportim se një parashutist nga Maqedonia e Veriut, si pasojë e rërave të fuqishme, kishte devijuar fluturimin dhe kishte rënë në fshatin Alarup të Pogradecit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë janë informuar për këtë ndodhi nga komandanti i Shën Naumit, të Maqedonisë së Veriut.

Menjëherë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij dhe kanë marrë kontakt me sportistin, shtetasin V. P., i cili ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Nga ana e shërbimeve të DVKM Korçë, është bërë e mundur dërgimi i këtij shtetasi në PKK Tushemisht, i cili ka kaluar për në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Sportisti ka falënderuar shërbimet e Policisë së Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz