BallinaLajmeHasani i PDK-së: Ne jemi të gatshëm të shkojmë edhe në zgjedhje

Hasani i PDK-së: Ne jemi të gatshëm të shkojmë edhe në zgjedhje

Të ngjajshme

Bedri Hamza akuzon Qeverinë se po e provokon Drenicën me Njësi Speciale: Ndalu, Albin!

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Nafta shtrenjtohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar...

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka kritikuar procesin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke e quajtur atë një shkelje të Kushtetutës.

Hasani iu referua ndarjes së votimit për nënkryetarët e minoriteteve dhe procedurës me short, të cilën e kishte iniciuar kryetari i Kuvendit, Dimal Basha. Ai ka theksuar se ky veprim është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkoi që ky proces të kalojë në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese, transmeton lajmi.net.

“Mendojmë që është një shkelje e Kushtetutës dhe presim që të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe të vërtetojnë se është një shkelje. Prandaj, kërkojmë që të mos e shkelin Kushtetutën”, tha Hasani.

Përkundër tensioneve politike dhe mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Hasani bëri të qartë se partia e tij nuk friksohet nga zgjedhjet, por theksoi se përpara çdo vendimi të tillë duhet të formohen institucionet e plota.

“Së pari duhet të zgjidhet ky ngërç… Ne jemi të gatshëm të shkojmë edhe në zgjedhje. Ne jemi të gatshëm çdo herë për zgjedhje. Por, njëherë duhet të formohen institucionet. Zgjedhjet nuk na frikësojnë”, shtoi ai./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz