BallinaLajmeKQZ: Janë aprovuar mbi 7 mijë kërkesa për ndërrimin e qendrës së...

KQZ: Janë aprovuar mbi 7 mijë kërkesa për ndërrimin e qendrës së votimit – Afati për aplikim për votim jashtë Kosovës mbyllet të premtën

Të ngjajshme

Shakira dhe Burna Boy “ndezin” Botërorin 2026, publikohet himni zyrtar

Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar këngën zyrtare të...

Mehani lajmërohet pas incidentit të djeshëm: Kur je me gra, nuk sulmohet njeriu

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Perandoria mediatike e Orbanit po shembet

Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez...

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, gjatë periudhës së përgatitjes për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

KQZ ka njoftuar se në fillim të mbledhjes, është prezantuar raporti informues lidhur me ecurinë e përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Sipas tyre, periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit ka zgjatur nga 28 qershori deri më 24 gusht.

“Sipas raportit informues, është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës dhe që nga fillimi i saj më 28 qershor dhe deri më 24 gusht 2025, janë pranuar 8,107 kërkesa, prej të cilave 7,432 janë aprovuar, ndërkaq 675 të tjera janë refuzuar për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues. Afati për ndërrim të Qendrës së Votimit do të mbyllet këtë të premte, më 29 gusht 2025”, ka njoftuar KQZ.

Gjithashtu, KQZ ka njoftuar se procesi i regjistrimit për votim jashtë Kosovës mbyllet këtë të premte.

“Po ashtu, anëtarët u informuan lidhur me periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovë votim me postë në Zgjedhjet Lokale 2025. Sipas të dhënave, nga data 23 korrik, kur ka filluar procesi i regjistrimit, dhe deri më 25 gusht (ora 09:00), janë aprovuar 21,436 kërkesa të paraqitura përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org, ndërkaq janë refuzuar 5,244 për shkak se aplikuesit nuk kanë paraqitur dokumentin që dëshmon adresën e banimit apo adresa e deklaruar nuk është e njëjtë me adresën në dokumentin që e dëshmon atë. Afati për regjistrim do të mbyllet këtë të premte, më 29 gusht 2025”, ka njoftuar KQZ.

Linku për regjistrim: diaspora.kqz-ks.org

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz