back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmePZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë “Lidhjen e Prishtinës”

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë “Lidhjen e Prishtinës”

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

PZAP ka aprovuar ankesën e Iniciativës Qytetare “Lidhja e Prishtinës” dhe ka urdhëruar KQZ-në ta certifikojë këtë subjekt për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025, duke anuluar vendimin e mëparshëm që e kishte refuzuar certifikimin.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i përbërë nga gjyqtarët Arsim Hamzaj – kryesues, Kujtim Pasuli e Kymete Kicaj – anëtarë, ka vendosur në seancën e mbajtur më 18 gusht 2025 lidhur me ankesën e Iniciativës Qytetare “Lidhja e Prishtinës”, me seli në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të datës 16.08.2025, për shkak të mos certifikimit për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës që do të mbahen më 12 tetor 2025.

“APROVOHET e bazuar ankesa e Iniciativës Qytetare ‘Lidhja e Prishtinës’, me seli në Prishtinë, paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Nr.Protokolli 01/2131/2025, të datës 16.08.2025, për shkak të mos certifikimit për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës që do të mbahen me datën 12 Tetor 2025” , thuhet në vendim.

“ANULOHET Vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), me Nr.Protokolli 01/2131/2025, të datës 16.08.2025, URDHËROHET Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ta certifikojë Iniciativën Qytetare ‘Lidhja e Prishtinës’, me seli në Prishtinë, sipas Rekomandimit të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ-së i datës 16.08.2025, për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës që do të mbahen me datën 12 Tetor 2025”, theksohet tutje.

Në arsyetimin e vendimit theksohet se slogani i Iniciativës Qytetare “Lidhja e Prishtinës” nuk është identik dhe nuk shkakton ngatërrim me asnjë subjekt politik të regjistruar, dhe se ky emër është i përqendruar në nivel lokal, pa ngjashmëri me subjektet e mëparshme.

PZAP thekson se termat “Lidhje” dhe “Prishtinë” janë fjalë të përgjithshme dhe nuk gëzojnë mbrojtje ekskluzive që të ndalojnë përdorimin nga subjekte të tjera. Gjithashtu, në vendim nënvizohet se refuzimi i certifikimit për arsye të sloganit përbën veprim në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë dhe të sigurisë juridike, duke theksuar se çdo imponim i ndryshimit të emrit të një iniciative qytetare cenon të drejtën kushtetuese të pjesëmarrjes në zgjedhje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz