BallinaLajmeTronditëse: Sot pati vetëvrasje në Skenderaj, Obiliq dhe Istog

Tronditëse: Sot pati vetëvrasje në Skenderaj, Obiliq dhe Istog

Të ngjajshme

Çka i ndodhi? Egla poston foto nga spitali …

Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla...

Nisin sot punimet e Kosova Finance Forum 2026

Pas hapjes solemne të mbajtur mbrëmjen e kaluar, sot...

Maqedonci: Anëtarësimi në NATO dhe BE, synim strategjik i Kosovës

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në...

AGK mirëpret ndalimin e të dyshuarit për kërcënimin ndaj gazetarit Betim Musliu

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm ka...

Zyrtare: Eder Militao e humb Kupën e Botës 2026

Eder Militao pritet të humbasë pjesëmarrjen në Kupën e...

Sot u trondit Skenderaj, Obiliqi e para pak qastesh edhe Istogu me nga një vetëvrasje te tri këto qytete, shkruan Drenica Press.
Vetëm brenda datës 18 gusht 2025, në Kosovë janë raportuar tri raste të vetëvrasjeve, duke ngritur shqetësim të madh për situatën e rëndë sociale dhe psikologjike që po kalon shoqëria.

Vetëm sot në Obiliq – rreth orës 10:00, Muhamet Qerkezi (rreth 45-50 vjeç) u gjet i varur pranë shtëpisë së tij.

Pastaj në Skenderaj – po ashtu rreth orës 10:00, në Prekaz të Poshtëm, një burrë rreth 65 vjeç u gjet i varur në pyll, pranë fushës së sportit.

Ndërsa, në Istog – pas orës 15:30, në fshatin Rakosh, u gjet i vdekur në veturë një person, me armë pranë trupit, ku dyshohet për vetëvrasje.

Në të gjitha rastet, policia, njësitë e hetimeve dhe mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen, ndërsa trupat e viktimave janë dërguar për obduksion.

Këto ngjarje kanë hapur diskutime të mëdha për nivelin e stresit, presionet sociale dhe mungesën e mbështetjes psikologjike në shoqërinë tonë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz