BallinaSportHetimi ndaj referëve, del dëshmi anonime për Inter – Roma: Gervasoni i...

Hetimi ndaj referëve, del dëshmi anonime për Inter – Roma: Gervasoni i tha VAR-it të mos ndërhyjë

Të ngjajshme

Musliu-Shoshi: Kur pushteti s’njeh kufi, vdes demokracia!

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar pushtetin për...

Vonohet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendi i Kosovës, e paraparë...

A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti

Sot vazhdon seanca në përpjekje për zgjedhjen e presidentit....

Zbulime të reja nga hetimi mbi sistemin e referimit në Itali.

Sipas asaj që raportohet nga mediumi italian “La Repubblica”, në qendër të vëmendjes ka përfunduar edhe ndeshja Inter – Roma e sezonit të kaluar, respektivisht e 27 prillit 2025, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas një dëshmie anonime të mbledhur nga hetuesit, gjatë kontaktit të diskutueshëm mes N’Dicka dhe Bisseck në zonë të rreptësisë, në dhomën e VAR-it ka pasur një ndërhyrje të dyshimtë në procesin e vendimmarrjes.

Sipas rikonstruksionit, asistenti i VAR-it e kishte sinjalizuar një faull të mundshëm (penallti) ndaj mbrojtësit të Interit, Yann Bisseck.

Megjithatë, nga VAR-i ka ardhur një përgjigje e prerë: “Fatti i fatti tuoi” (“Merru me punët e tua”), duke e mbyllur çdo mundësi për rishikim të aksionit.

Sipas dëshmitarit, kjo përgjigje do të ishte dhënë “me sugjerimin e mbikëqyrësit Andrea Gervasoni”, i cili thuhet se ka ndikuar në vendimin për të mos ndërhyrë.

Në atë ndeshje, e drejtuar nga referi Michael Fabbri, në dhomën VAR ndodheshin Marco Di Bello dhe asistenti Marco Piccinini. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz