Janë zbuluar në Tiranë tri banesa të cilat përdoreshin për prostitucion.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni janë arrestuar shtatë persona.
“Një operacion kundër shfrytëzimit për prostitucion ka sjellë arrestimin e 7 personave. Në pranga janë vënë 2 bashkëjetues, për shfrytëzim për prostitucion dhe 5 shtetase nga Kina dhe Ukraina Gjatë aksionit, u zbuluan 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion. Ndërsa në hetim janë vënë 5 shtetas (2 përfitues nga kjo veprimtari dhe pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira)”.
“Më tej, në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetas, ndër to, pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira dhe 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme). Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim./abcnews.al