BallinaLajmeEdhe këtë vit, bashkë me klientët tanë për SOS Fshatin

Edhe këtë vit, bashkë me klientët tanë për SOS Fshatin

Të ngjajshme

Zbulohen tri banesa që përdoreshin për prostitucion, arrestohen shtatë persona

Janë zbuluar në Tiranë tri banesa të cilat përdoreshin...

Ajri i ndotur në Kosovë, IKSHPK ngre alarmin: Rrezik i lartë për shëndetin e qytetarëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngritur...

Albena Reshitaj e sheh të mundshme edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit

Deputetja Albena Reshitaj, e ka parë të mundshme që...

Më 21 maj finalja e Kupës së Kosovës, Ferizaj – Dukagjini

Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit...

Si pjesë e angazhimit për komunitetin, edhe këtë vit u realizua dorëzimi i çekut në vlerë prej 6,553.00€ nga Meridian Express për SOS Fshatrat e Fëmijëve, falë kontributit të klientëve tanë.

Ky donacion është rezultat i kampanjës tradicionale “Barazo Faturën”, e cila zhvillohet çdo vit gjatë muajit të Ramazanit. Përmes kësaj nisme, klientët kanë mundësinë që gjatë blerjeve të tyre të japin një kontribut simbolik, duke e kthyer çdo vizitë në dyqan në një veprim me ndikim për komunitetin. Për disa vite me radhë, kjo iniciativë ka krijuar një lidhje të fortë mes klientëve dhe iniciativave të tilla sociale, duke dëshmuar përkushtimin e përbashkët për të mbështetur familjet dhe fëmijët në nevojë.

“Kontributi i klientëve tanë është kyç për realizimin e iniciativave të tilla. U jemi mirënjohës për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme” u shpreh Agon Gashi – CEO i Meridian Express.

Ndërsa nga SOS Fshatrat e Fëmijëve u theksua rëndësia e këtij bashkëpunimi: “Mbështetja e vazhdueshme nga Meridian Express dhe klientët e saj ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së fëmijëve që janë pjesë e jona” u shpreh Albana Zogu – Përgjegjëse për mbledhjen e fondeve në Sos Fshat.

Meridian Express mbetet i përkushtuar në zhvillimin e iniciativave që krijojnë ndikim pozitiv dhe kontribuojnë në një komunitet më të qëndrueshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz