Në rrethanat aktuale politike dhe në mungesë të një marrëveshje politike për formimin e institucioneve të reja, analistët politik i shohin zgjedhjet e jashtëzakonshme si zgjidhje të bllokadës politike për formimin e institucioneve. Analisti, Dorajet Imeri, vlerëson se situata aktuale politike nuk mund të tejkalohet lehtësisht për shkak të qëndrime të përfaqësuesve të subjekteve politike.
“Zgjedhjet në demokraci janë gjithmonë një mundësi e mirë. Aktualisht situata politike në vend është vërtetë jashtë çdo parashikueshmërie. Natyrisht që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të sqaronte sado pak situatën. Natyrisht, situata aktuale politike ka shumë vështirësi të cilat nuk mund të kalohen lehtësisht. Unë konsideroj se partitë politike duhet të shohin në një të ardhme no të largët mundësin e mbajtjes së zgjedhjeve të reja që do të kapërcente këtë ngërç të madh politik. Por, edhe shkuarja në zgjedhje nuk mund të bëhet do si do, pa një vullnet politik fillimisht dhe pa një mekanizëm të qartë ligjor që do të siguronte ruajtjen e rendit politik dhe kushtetues”, tha Imeri për rtv21.
Edhe analisti tjetër politik, Arbnor Sadiku, vlerëson se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të jenë si mundësi reale.
‘’Nëse nuk gjendet edhe pas një afati shtesë që koalicioni fitues të bëjë Qeverinë atëherë mbetet që presidentja ose ti thërras partitë politike për konstituimin e Kuvendit ose t’i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshëm pasi që po vërehet se asnjëra palë nuk i kanë votat për të themelu Qeverinë e ardhshme’’, tha Sadiku.