BallinaLajme29 vatra zjarri ende aktive në Shqipëri, mbi 1 mijë e 100...

29 vatra zjarri ende aktive në Shqipëri, mbi 1 mijë e 100 forca në terren

Të ngjajshme

Izraeli kryen disa sulme në Gaza, shënjestron një lider të Hamasit

Mjekët në Gaza thonë se Izraeli ka vrarë të...

Aston Villa rikthehet në Ligën e Kampionëve, e mposht Liverpoolin dhe e kalon në tabelë

Aston Villa siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve me...

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit.

Megjithatë, falë përpjekjeve të mbi 1 mijë e 100 forcave të emergjencave, të ndihmuar edhe nga mbi 400 pjesëtarë të FA-së, situata po paraqitet më e stabilizuar mëngjesin e sotëm.

Ministria e Mbrojtjes në bilancin që ka publikuar bën me dije se janë raportuar gjithsej 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 mbeten ende aktive, me përqendrim të lartë në qarqet Vlorë, Berat, Dibër, Elbasan dhe Tiranë, shkruan A2CNN.

Forcat zjarrfikëse, efektivët e Forcave të Armatosura, autoritetet vendore dhe strukturat mbështetëse kanë ndërhyrë me intensitet të lartë në zonat më të prekura, duke përdorur mbi 65 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë të FA dhe mbështetje ndërkombëtare nga Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në disa raste, është bërë edhe evakuimi i banorëve për të shmangur humbje në njerëz, si në Gramsh dhe Delvinë ku situata arriti pikën kritike mbrëmjen e së martës.

Ndërsa në terren vijon lufta për izolimin dhe shuarjen e vatrave, strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë, duke monitoruar me kujdes çdo zhvillim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz