BallinaLajmePolicia arreston një person të dyshimtë për vrasjen dhe groposjen e Enver...

Policia arreston një person të dyshimtë për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit

Të ngjajshme

Lampardi po e shënjestron një fitues të Championsit, si nënshkrimin e parë në elitë

Frank Lampardi po planifikon ta rikthejë një ish-yll të...

FMN nxjerr raportin: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, radhitet menjëherë pas Moldavisë

Raportet ndërkombëtare po vazhdojnë ta rrëzojnë narrativën qeveritare për...

Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të parkut...

Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë

Për t’i përmbajtur ato, sipas një këshilltari të Zelensky-t,...

Një person është arrestuar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e raportuar në Baicë të Lipjanit.

Detaje për lajmi.net, ka dhënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i dyshuari T.K., është arrestuar sot.

“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: – T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit. Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.

Lidhur me këtë Policia pati raportuar se më 4 gusht ka gjetur një trup të pajetë të groposur në një arë të këtij fshati, derisa më vonë u bë e ditur se viktima ishte Enver Bajraktari.

Teksa ende mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së tij. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz