BallinaLajmeRugova: Vrasja e trefishtë në Gjilan është alarm për drejtësinë, nevojitet veting...

Rugova: Vrasja e trefishtë në Gjilan është alarm për drejtësinë, nevojitet veting i përgjithshëm

Të ngjajshme

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se vrasja e trefishtë të dielën në Gjilan është një alarm për sistemin e drejtësisë.

Rugova ka theksuar se Kosova ka nevojë për një veting të përgjithshëm në drejtësi, pasi sipas tij vetëm plotësim-ndryshimi i Kodit Penal nuk mjafton.

“Ky është një trend tepër shqetësues që fatkeqësisht po ndodhë këto vitet e fundit në Kosovë. Sipas mendimit tim edhe me plotësim ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës konsideroj që nuk është e mjaftueshme dhe mendoj se teknokratët, ekspertët e kësaj fushe në veçanti penalistët duhet të ulen dhe në bashkëpunim me të gjithë akterët me ministrinë e Drejtësisë dhe me Kuvendin e Kosovës të marrin masa konkrete ligjore që vërtetë këto akte të sanksionohen. Nën dy është i nevojshëm një veting gjeneral në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Kështu po i japim imazhit të vendit sistemit juridik dhe gjyqësor të Kosovës një pasqyrë tejet të pasigurtë Prandaj është një alarm për të gjithë njerëzit kompetent në veçanti të fushës së gjyqësorit që të ndërmerren hapa konkret”, është shprehur ai në Tëvë1.

Hoxha tutje ka komentuar edhe akuzat e ministres së Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu për opozitën për bllokim dhe zvarritje të reformës në drejtësi.

“Ka dy lloj qasjesh, është qasja e opozitës e cila kërkuar një reformë të mirëfilltë e bazuar edhe në legjislacionin dhe normat ndërkombëtare dhe është mbase edhe një nguti e koalicionit aktual qeverisës çuditshme për një reformë të ngutshme”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz