BallinaLajmeHaxhiu: Vetëm 4 të dënuar për fajde në Kosovë, ky realitet është...

Haxhiu: Vetëm 4 të dënuar për fajde në Kosovë, ky realitet është alarmues

Të ngjajshme

19-vjeçari shqiptar në Angli vdes në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si sistemi i drejtësisë në Kosovë po trajton veprën penale të fajdes, duke e cilësuar situatën aktuale si alarmante dhe të papranueshme.

Sipas të dhënave të publikuara nga Haxhiu, nga 1,752 persona që aktualisht mbahen në institucionet korrektuese të vendit, vetëm 4 janë të dënuar për fajde, ndërsa 8 të tjerë ndodhen në paraburgim për të njëjtën vepër penale.

“Aktualisht, nga 1,752 persona që mbahen në institucionet korrektuese të Kosovës, prej tyre vetëm 4 janë të dënuar për veprën penale “Fajdeja” dhe 8 janë në paraburgim.

Ky realitet është alarmues dhe tregon që pavarësisht ndikimit të madh që këto vepra kanë mbi jetën e qytetarëve, pasojat e tyre sociale dhe shpesh edhe tragjike, sistemi ynë i drejtësisë nuk po i trajton me seriozitetin dhe vendosmërinë që kërkohet.

Këto nuk janë thjesht vepra të izoluara, janë pjesë e një zinxhiri kriminal që godet më të pambrojturit dhe kontribuon në një ndjenjë të thellë padrejtësie në shoqëri. Rastet e fundit tragjike janë një dëshmi e qartë për pasojat që sjell neglizhenca institucionale ndaj këtyre fenomeneve.

Me urgjencë duhet të rishikohen politikat ndëshkimore dhe të forcohet aspekti i hetimeve dhe ndjekjes penale për veprën penale të fajdes.

Ne nuk mund të flasim për një shtet të së drejtës derisa kriminelët ecin të lirë, ndërsa viktimat jetojnë në frikë dhe pasiguri”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz