BallinaLajmeLajmet e Fundit“Na’Vi” eliminohet nga “Spirit” në IEM Cologne – “Makazze” shkëlqeu, por nuk...

“Na’Vi” eliminohet nga “Spirit” në IEM Cologne – “Makazze” shkëlqeu, por nuk mjaftoi

Të ngjajshme

Arrestohet personi i dyshuar për vrasje në tentativë një muaj pas ngjarjes

Të premten në Prishtinë është arrestuar një person për...

Befason Amir Rrahmani: Napoli është shtëpia ime, nuk është më në Kosovë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka bërë një deklaratë...

KQZ-ja sot hedh shortin për renditjen e partive në fletëvotim për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës. Kjo...

Guardiola: 19 tituj në 10 vjet nuk është keq

Pep Guardiola është trajneri i cili ka fituar çdo...

Talentit kosovar Drin “makazze” Shaqiri, vetëm 18 vjeç, i është mbyllur rrugëtimi në një nga turnetë më prestigjiozë të Counter-Strike 2, IEM Cologne, ku ai përfaqësoi ekipin e njohur NAVI.

Në gjysmëfinale të turneut, NAVI u përball me skuadrën SPIRIT, duke u mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1.

Pavarësisht humbjes, makazze shkëlqeu në skenën ndërkombëtare, duke arritur 46 eliminime gjithsej, një statistikë mbresëlënëse për një debutues në një kompeticion të këtij niveli, transmeton lajmi.net

Ky ishte debutimi i tij i parë madhor në skenën globale të CS2, dhe performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar të e-sports, duke konfirmuar se Kosova po rrit emra të rinj premtues në arenën digjitale.

Ekipi NAVI, një nga më të suksesshmit në historinë e Counter-Strike, i besoi një rolin kyç 18-vjeçarit nga Kosova, çka tregon për nivelin e lartë të besimit që ka fituar makazze në një kohë shumë të shkurtër.

Pavarësisht eliminimit, rrugëtimi i makazze në IEM Cologne shënon një moment historik për e-sportin kosovar, dhe pritet që ky të jetë vetëm fillimi për yllin e ri të CS2./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz