back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNis hetimi ndaj Jack Smith në SHBA, prokurori i cili ndoqi penalisht...

Nis hetimi ndaj Jack Smith në SHBA, prokurori i cili ndoqi penalisht Trumpin dhe Thaçin

Të ngjajshme

Deputeti Artan Behrami i komenton CNN-it për Jack Smith

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami,...

BBC shkruan për pajisjen e Dua Lipës me shtetësinë e Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është pajisur me...

Si do të mbajë moti sot në Kosovë- detaje

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me...

Jack Smith ishte njeriu kryesor i cili e sabotoi marrëveshjen e Uashingtonit në të cilën pritej nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Ai u bë njeriu kryesor i cili ndërhyri në një proces të paqes për të sabotuar fillimisht presidentin Trump e më pastaj për ta arrestuar presidentin Thaçi.

Pak kohë pas arrestimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ai nisi hetimin ndaj presidentit Trump ku synoi edhe burgosjen e tij.

Së fundmi, nga njeriu i cili kishte hetuar, tani u bë njeriu i cili është duke u hetuar.

Zyra e Këshillit Special ka nisur një hetim formal ndaj Jack Smith, hetimi i parë zyrtar ligjor mbi sjelljen e tij, ka mësuar The Post, transmeton demokracia.

Një email i shqyrtuar nga The Post thotë se Njësia e Aktit Hatch, e cila zbaton një ligj që kufizon punonjësit qeveritarë nga angazhimi në aktivitete politike, ka filluar të shqyrtojë ish-Këshilltarin Special për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara. Emaili është shkruar nga Këshilltari i Lartë Charles Baldis në OSC.

“E vlerësoj Zyrën e Këshilltarit Special që e mori seriozisht këtë dhe nisi një hetim për sjelljen e Jack Smith. Askush nuk është mbi ligjin.”, thuhet më tutje.

“Veprimet e Jack Smith ishin qartësisht të nxitura për të dëmtuar zgjedhjen e Presidentit Trump dhe Smith duhet të mbahet plotësisht përgjegjës”, tha kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Senatit, Senatori Tom Cotton (R-Ark.), në një deklaratë për The Post.

I dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, vazhdimisht ka alarmuar opinionin publik se Jack Smith ishte një instrument politik i cili kishte për qëllim dëmtimin e presidentit Trump dhe presidentit Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit