back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditDosti i Vuçiqit dhe Putinit, Milorad Dodik dënohet me burg dhe ndalim...

Dosti i Vuçiqit dhe Putinit, Milorad Dodik dënohet me burg dhe ndalim nga funksionet politike në Bosnje e Hercegovinë

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Kryetari i entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë, Republika Serbe, Milorad Dodik, është dënuar përfundimisht me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim nga ushtrimi i funksioneve politike. Vendimi është marrë nga një kolegj gjyqësor prej tre anëtarësh – Amela Huskiq, Vesna Jesenkoviq dhe Hilmo Vuçiniq – të cilët e konfirmuan aktgjykimin e shkallës së parë të datës 26 shkurt.

Dodik u shpall fajtor për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, pasi kishte nënshkruar një dekret për shpalljen e ligjeve që ishin anuluar paraprakisht nga ky përfaqësues. Ligjet në fjalë synonin të bllokonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të BeH dhe të përfaqësuesit të lartë në territorin e entitetit serb, transmeton lajmi.net

Në këtë proces, Prokuroria e BeH kishte kërkuar dënim më të ashpër, ndërsa mbrojtja e Dodikut kishte apeluar për anulim të vendimit. Pavarësisht këtyre ankesave, gjykata e ka lënë në fuqi dënimin e mëparshëm.

I akuzuari i dytë në këtë çështje, Millosh Lukiq, ushtrues detyre i drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, u shpall i pafajshëm në shkallën e parë.

Pas aktgjykimit të shkurtit, Kuvendi i Republikës Serbe miratoi një grup ligjesh me të cilat sfidoi kompetencat e institucioneve shtetërore të drejtësisë dhe sigurisë në territorin e entitetit. Si pasojë, në mars, Gjykata e BeH lëshoi urdhër-arreste qendrore për Dodikun, si dhe për kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Kuvendit të RS-së, Nenad Stevandiq, për dyshime mbi cenimin e rendit kushtetues.

Megjithëse urdhri kërkonte arrestimin e tyre nga të gjitha agjencitë policore në vend, kjo nuk ndodhi menjëherë. Në korrik, Dodik u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e BeH i shoqëruar nga avokati i tij, Goran Bubiq. Atij iu hoq masa e paraburgimit dhe iu caktua detyrimi për paraqitje të rregullt në organet kompetente.

Vishkoviq dhe Stevandiq gjithashtu u paraqitën vullnetarisht disa ditë më vonë dhe, njësoj si Dodik, nuk u dërguan në paraburgim./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz