BallinaLajmeLajmet e FunditNjë grua vjedh një portofol në Ferizaj, pronari kërkon t’i kthehet

Një grua vjedh një portofol në Ferizaj, pronari kërkon t’i kthehet

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Një rast vjedhjeje është evidentuar sot në Jezerc të Ferizajt.

Viktimës R.H., iu vodh portofoli që aksidentalisht i ra në tokë pranë një pishine në Jezerc, teksa po zbriste nga kamioni i kompanisë për të cilën punon.

Ai deklaroi për IndeksOnline se në portofolin e tij, që e mori një grua e dyshimtë, kishte kartela bankare, mbi 1 mijë euro para dhe gjësende të tjera personale.

Viktima pohoi se kartelat bankare i ka bllokuar, teksa rastin e ka lajmëruar edhe në stacionin policor të Ferizajt.

“Nuk e di nëse e ka marrë portofolin me e dorëzu në polici apo për vete, por zonja nuk është askund. Kamerat e sigurisë e kanë kapur zonjën në fjalë kur del nga vetura me targa të jashtit dhe shkon e merr portofolin sikur ta dinte se do ta gjejë aty. Unë e kam raportuar rastin në polici dhe deri më tani askush nuk e kishte lajmëruar portofolin e vjedhur. Kam gjësende me rëndësi në të”, deklaroi viktima.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 12:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Jezercë, në një pishinë, një qytetar ka raportuar se i mungonte portofoli me një shumë të caktuar të parave.

Hetuesit e stacionit kanë filluar hetimet, kanë siguruar edhe video-incizime dhe janë duke punuar në identifikimin e një automjetit të dyshimtë, me targa të huaja.

Për veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit  dhe është iniciuar një shënim zyrtar “Shpërdorim i pasurisë së huaj”” deklaroi Veseli.

Deri më tani, e dyshuara nuk është raportuar të ketë dorëzuar portofolin në stacion policor, njëjtë sikurse nuk është identifikuar as lokacioni i veturës me të cilën ajo po udhëtonte./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz