back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKEK-u ndan bonus për punëtorët e korporatës

KEK-u ndan bonus për punëtorët e korporatës

Të ngjajshme

Shëngjin, gjendet vajza e humbur 9-vjeçare nga Kosova

Policia e Shtetit kanë gjetur një vajzë të mitur...

Interesimi i Real Madridit për Saliban, Arsenali nuk shqetësohet

Real Madrid synon të marrë të paktën edhe një...

Sunny Hill Festival vazhdon bashkëpunimin me Trafikun Urban

Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet më të mëdha...

Çka po paralajmëron deputetja Krasniqi?

Deputetja e NISMA-s Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi ka publikuar një...

Korporata Energjetike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën u miratua vendimi për ndarjen e një bonusi prej eurosh, për të gjithë të punësuarit në këtë korporatë.

“Bordi e ka ndërmarrë këtë vendim me bindjen se mirëqenia e punonjësve të KEK Sh.A. mbetet një prioritet strategjik, duke i konsideruar ata si asetet më vitale të korporatës dhe themel të suksesit dhe stabilitetit të saj” thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Sipas tyre, bonusi përfaqëson vlerësimin e drejtpërdrejt për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm të stafit në përmbushjen e objektivave të korporatës, shkruan IndeksOnline.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot, në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK Sh.A.), është miratuar vendimi për ndarjen e një bonusi në vlerë prej 400 euro neto për të gjithë të punësuarit e korporatës.

Ky vendim është marrë bazuar në kompetencat statutare të Bordit, sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare të qeverisjes korporative, si dhe mbi bazën e performancës së mirë financiare të KEK Sh.A. gjatë vitit 2024.

Njëkohësisht, në shqyrtimin e këtij vendimi janë marrë parasysh edhe kërkesat e dy sindikatave aktive në KEK Sh.A. – SR-KEK dhe SPEK – të adresuara gjatë takimeve të rregullta me menaxhmentin ekzekutiv.

Bordi e ka ndërmarrë këtë vendim me bindjen se mirëqenia e punonjësve të KEK Sh.A. mbetet një prioritet strategjik, duke i konsideruar ata si asetet më vitale të korporatës dhe themel të suksesit dhe stabilitetit të saj.

Ky bonus përfaqëson një vlerësim të drejtpërdrejtë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm të stafit në përmbushjen e objektivave të korporatës në sektorin energjetik të vendit.

Zbatimi i vendimit do të bëhet nga menaxhmenti ekzekutiv, në koordinim me njësitë përkatëse financiare dhe administrative të KEK Sh.A.

- Advertisement -

Të Fundit