BallinaLajmeKombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë

Kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë

Të ngjajshme

Kurti: Ende 1565 persona të zhdukur, Serbia të tregojë të vërtetën për varrezat masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për zbardhjen...

Forbes publikon listën e miliarderëve, ja kush janë 5 më të pasurit në botë

Sipas renditjes më të fundit të Forbes për vitin...

Abdixhiku nga Meja: Kosova duhet të kërkojë drejtësi për njerëzit e vet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar masakrën e...

Emily zbulon pse kishte frikë nga Meryl Streep gjatë xhirimeve të filmit

Sigurisht, Emily Blunt mund të jetë një aktore e...

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë.

Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës.

Ndërsa lojtarët që luajtën ndaj Serbisë bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se për ndeshjen ndaj Letonisë nuk do të jetë në dispozicion kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Ekipi do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Letonisë. Ndeshja Letoni – Shqipëri do të luhet të martën, më 10 qershor, në stadiumin “Skonto”, në orën 20:45./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz