back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeIsh-pjesëtari i Njësisë Speciale ndalohet nga autoritetet serbe në Horgosh, Koci kërkon...

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale ndalohet nga autoritetet serbe në Horgosh, Koci kërkon reagim urgjent

Të ngjajshme

Barcelona do të dyfishojë taksën turistike nga muaji i ardhshëm

Turistët në Barcelonë mund të taksohen me 15 euro...

“Rroftë UÇK’ja!” – Haradinaj nënshkruan peticionin në përkrahje të Thaçit dhe të tjerëve

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nënshkruar peticionin...

Konfiskohen aparate të lojërave të fatit dhe mbyllet një lokal në Malishevë

Drejtori i Inspektoratit në Malishevë, Jakup Gashi, ka bërë...

Jakaj nga KDI: S’është hera e parë që LVV-ja sulmon Gjykatën Kushtetuese

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj,...

Lëshohet një raketë nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë, e shkatërron NATO

Një raketë e lëshuar nga Irani është shkatërruar nga...

Serbia po vazhdon me ndalimin dhe arrestimin e qytetarëve të Kosovës.

Së fundmi Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, është ndaluar më 7 qershor në pikën kufitare Horgosh nga autoritetet serbe. Pas ndalimit në Horgosh ai është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë.

Lajmin e bëri të ditur avokati i tij, Arianit Koci, i cili tha se Spahiu megjithëse prej tre vitesh nuk është më pjesë e Policisë së Kosovës dhe jeton në Gjermani, është marrë në pyetje lidhur me rastin “Banjska”.

Në një postim në Facebook, Koci nënvizoi se Arbnor Spahiu nuk ka qenë në shërbim policor në kohën kur ndodhi ngjarja dhe vuri në dukje se ndalimi i tij duket si një reagim ndaj zbulimeve të fundit për spiunazh brenda institucioneve të sigurisë së Kosovës.

“Ky rast është serioz dhe nuk është i izoluar,” shkroi ai.

Koci tutje kujtoi se pak ditë më parë një ish-polic serb, Aleksandar Vlajiq, ka pranuar fajësinë për punë në shërbimin sekret serb (BIA) dhe është dënuar për spiunazh.

Avokati paralajmëroi se ndalimi i Spahiut është një përpjekje për të frikësuar dhe ndëshkuar ish-anëtarët e strukturave të sigurisë së Kosovës, duke dërguar një mesazh të qartë se kalimi nëpër Serbi mbetet i rrezikshëm.

“Ky është një sinjal i qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës: kalimi nëpër Serbi nuk është pa rreziqe. E dini që pak ditë më parë, është ndaluar edhe një ish-deputet. Pas disa orë marrjesh në pyetje, është liruar”, shkroi Koci.

Ai kërkoi nga Ministria e Punëve të Jashtme, Zyra Ndërlidhëse në Beograd dhe institucionet relevante që të reagojnë urgjentisht, duke paralajmëruar se heshtja mund të nxisë ndalime të tjera të padrejta.

“Nuk e lë vetëm askend – me të gjitha mundësitë dhe kapacitetin profesional që e kam. Kultura shtetërore, patriotizmi fillon pikërisht aty – te mbrojtja e njerëzve/shtetasve të vet,” theksoi avokati. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz