BallinaLajmeLajmet e FunditNdahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktorja e “Desperate Housewives”, Valerie Mahaffey

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktorja e “Desperate Housewives”, Valerie Mahaffey

Të ngjajshme

Vendi në zgjedhje, Kurti emëron  Zëvendësministrin e radhës

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka emëruar Agon Batushën,...

Fisnik Asllani në formacionin e sezonit të Bundesligës në EA Sports

Fisnik Asllami është pjesë e formacionit më të mirë...

Kurti emëron Ali Dulën zëvendësministër të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Ali Dulën,...

“Njihni Kosovën si Serbi”, kërcënimi për bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimin ndaj rusit

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Valerie Mahaffey, aktorja e njohur për rolet në serialet “Desperate Housewives” dhe “Young Sheldon”, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Lajmin e konfirmoi publicistja e saj, duke thënë se ajo ndërroi jetë të premten në Los Angeles.

Me një karrierë që shtrihet për mbi katër dekada, Mahaffey la pas bashkëshortin Joseph Kell dhe vajzën e tyre Alice, shkruan DailyMail.

“Kam humbur dashurinë e jetës sime dhe bota një aktore të rrallë”, u shpreh Joseph për Variety.

Homazhe të shumta u bënë në rrjete sociale, ku fansat kujtuan talentin e saj unik dhe rolet e paharrueshme në ekran.

Mahaffey ishte e njohur për interpretimet e saj në “Northern Exposure” – për të cilin fitoi një çmim Emmy – si dhe për paraqitjet në “Dead to Me”, “Echo 3”, “French Exit” dhe “Sully”.

E lindur në Indonezi nga një nënë kanadeze dhe baba teksan, Mahaffey nisi karrierën në Broadway para se të shpërthente në ekranin televiziv në fund të viteve të 70-ta.

Vajza e saj, Alice, ka ndjekur hapat e saj në botën e aktrimit.

“E di që do të të kërkoj në çdo moment të bukur të jetës”, shkroi Alice në një postim prekës në Instagram. “Të dua pafundësisht”. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz