back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditIsh-asistentja dëshmon kundër Diddy-t: Mendova se do të vdisja, ai më përdhunoi…

Ish-asistentja dëshmon kundër Diddy-t: Mendova se do të vdisja, ai më përdhunoi…

Të ngjajshme

Armatimi në veri, Elshani: Për mbi 20 vjet mungoi kontrolli institucional

Armatim, pajisje ushtarake dhe mjete të tjera janë gjetur...

Çertifikohen dy qenë policorë

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt...

“Nuk duroj dot më” – Detaje të reja nga vetëflijimi i 25-vjeçares, Xhuana Nikollaj

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e vetëflijimit...

Kurti sot u çon ftesë partive opozitare për takim

Kryeministri Albin Kurti sot do t’iu dërgojë ftesë liderëve...

Një tjetër akuzë e rëndë është shtuar ndaj reperit të njohur Sean “Diddy” Combs, në një proces gjyqësor që po trondit opinionin publik.

Një ish-asistente e tij, që dëshmoi nën pseudonimin “Mia”, rrëfeu përjetimet e saj gjatë një periudhe 8-vjeçare që punoi pranë Diddy-t, duke deklaruar se ishte viktimë e abuzimeve seksuale të vazhdueshme.

Në sallën e gjyqit, mes lotësh dhe nën tensionin e kujtimeve të rënda, Mia tha:

“Jetova me frikë çdo ditë. S’kisha të drejtë të refuzoja as për një sanduiç. Ishte e tmerrshme.”

BBC raporton se gjatë dëshmisë, reperi e dëgjonte nga vendi i tij në bankën e të pandehurit, ndërsa dëshmitarja përshkruante një ambient pune “kaotik, toksik dhe të frikshëm”, ku ajo ndodhej nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe përballë shpërthimeve të dhunshme të Diddy-t.

Mia filloi punën si asistente personale në vitin 2009, në fillim të të 20-ave, dhe tregoi se duhej të parashikonte gjithçka që lidhej me nevojat dhe luhatjet emocionale të Combs.

Kjo është dëshmia e dytë e rëndësishme për abuzime seksuale në këtë çështje, pas asaj të ish-partneres së Diddy-t, këngëtares Cassie Ventura, e cila gjithashtu e ka akuzuar për një dekadë dhune fizike, seksuale dhe psikologjike.

Gjyqi vazhdon, ndërsa opinion publik ndjek me vëmendje çdo zhvillim të kësaj çështjeje që po zbardh anën më të errët të perandorisë së Diddy-t.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz