back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBajrami kritikon ndërhyrjen e Besnik Bislimit në Autoritetin e Konkurrencës

Bajrami kritikon ndërhyrjen e Besnik Bislimit në Autoritetin e Konkurrencës

Të ngjajshme

Trump shpërndan artikullin ku Osmani ia jep atij meritat për ndaljen e konfliktit Serbi-Kosovë

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë tërë mandatit të tij...

VV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se kanë shpallur zgjedhjet e...

Haaland thyen një rekord të madh në Premierligë

Erling Haaland ka thyer një rekord unik në ligen...

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se është shkelje e ligjit ndërhyrja e Besnik Bislimit, zëvendëskryeministrit në detyrë, në Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës, që ka kërkuar marrjen e masave ndaj disa kompanive, përfshirë edhe “Devolli Corporation”.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se Autoriteti i Konkurrencës kishte refuzuar që të shkojë në Kuvendin e Kosovës për të raportuar, sipas saj, ata shkuan në Zyrën e Zëvendëskryeministrit dhe që sipas saj, kjo cenon pavarësinë e këtij institucioni.

“Sipas Ligjit për Autoritetin e Konkurrencës, autoriteti është agjenci e pavarur, për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, pikërisht në këtë nen në një paragraf tjetër thotë që ndalohet ndërhyrja politike publike ose private, që mundet me cenu pavarësinë apo paanshmërinë e autoritetit. Unë nuk befasohem nga veprimet e kësaj qeverie, i ke 17 ministra dhe një zëvendësministre në krye me kryeministrin, që çdo ditë janë në shkelje të nenit 72 të Kushtetutës së Kosovës”.

“Kështu që nuk më befason aspak çdo ndërhyrje, këto i kemi parë çdo ditë. Ajo që kam pasë një reagim për këtë ka qenë se vetëm një ditë përpara se Autoriteti të shkojë në raportim në Zyrën e zëvendëskryeministrit, kanë refuzuar të vijnë në Kuvendin e Kosovës, institucion që ata i raportojnë sipas ligjit. Kanë refuzuar të vijnë në emër të pavarësisë, këtë mund ta shihni edhe sot në faqen e tyre”.

“Vetëm dy ditë, do të thotë më 20 maj ata e kanë reagimin se refuzojnë të vijnë më 21 maj në Kuvend dhe më 22 maj shkojnë tek Zyra e zëvendëskryeministrit. Njëjtë ka vepruar edhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë se kinse ne e politizojmë çështjen. Ndërkohë që pikërisht është paraqitur në qeveri dhe ka raportuar në qeveri”, u shpreh Bajrami.

Bajrami pohoi se kryetarja e AKK-së, Naime Binaku- Isufi, nuk e di se çfarë është ndërhyrje ndaj punës së Autoritetit, duke folur për deklarimin e saj se Bislimi u kishte thënë të vendosin masa ndaj disa kompanive.

“Ajo nuk e ka cilësuar si ndërhyrje, këta nuk e kanë as kapacitetin se çfarë është ndërhyrje dhe çka nuk është. Ajo thjesht edhe raportimin e ka bërë për shkak se komplet ka qenë në padije, ajo as nuk e konsideron se është ndërhyrje, nëse do ta kishte konsideruar ndërhyrje, ajo nuk do të kishte nevojë. Është e njëjta që ka refuzuar të flasë për konkurrencën në tregun e energjisë elektrike, dhe shkon dy ditë më pas në qeveri të flasin aty për vendosjen e çmimeve. Më lejoni të them diçka ndërhyrja e tillë është shkelje e ligjit, është e dënueshme me ligj dhe gjithçka tjetër. Këta e shkelin Kushtetutën, unë nuk befasohem se e shkelin ligjin në baza ditore, këta të gjitha këto i bëjnë duke u arsyetuar”, tha Bajrami.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz