Real Madridi fitoi me rezultat 2-0 ndaj Real Sociedadit të shtunën, por fokusi ishte tek lamtumira e Luka Modric dhe Carlo Ancelotti.
Që të dy do të largohen, me Ancelottin që do të largohet menjëherë ndërsa Modric pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.
Ishte një ditë emocionale për të dy gjatë dhe pas ndeshjes në ‘Santiago Bernabeu’, ku që të dy iu drejtuan tifozëve me një fjalim.
“Koha ka ardhur që nuk kam dashur asnjëherë të vijë. Ka qenë një rrugëtim I gjatë. Faleminderit klubit, presidentit Florentino Perez. Të gjithë trajnerëve, bashkëlojtarëve të mi dhe të gjithë personave që më ndihmuan gjatë tërë kësaj kohe”.
“Për familjen time, pa ta e gjithë kjo nuk do kishte qenë e mundur. Është e vështirë. Ne kemi fituar shumë, ne kemi psaur momente të mrekullueshme”.
“Por trofeu më i madh që kam fituar është dashuria juaj. Nuk kam fjalë për t’iu falenderuar për gjithçka që më keni dhuruar mua. Dua ta them një frazë që e kam parë dhe e kam pëlqyer shumë: Mos qaj sepse mori fund, buzëqesh sepse ndodhi. Hala Madrid dhe asgjë më shumë”, ka thënë Modric.
Menjëherë pas legjendës kroate mikrofonin e mori Ancelotti, i cili reflektoi mbi periudhën e tij të dytë si trajner i Real Madridit.
Ancelotti y Modrić despidiéndose del Santiago Bernabéu.
LEYENDAS. 🐐🐐 pic.twitter.com/0b3Z0mhN1N
— MT2 (@madrid_total2) May 24, 2025
“Nuk mendoj se është e lehtë të flasësh sot. Ka qenë një nder dhe kënaqësi ta stërvisë këtë klub, këtë skuadër. Fillimisht, do të doja ta falenderoja presidentin tim të nderuar, Florenino Perez”.
“Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme, faleminderit për këto momente. Ishte e mrekullueshme që t’i jetoja me ty”.
“Është një histori e paharrueshme. Askush nuk mund ta harrojë het-trikun e Benzemas ndaj PSG-së, apo dy golat e Rodrygos ndaj Manchester Cityt, as asistimin e Modricit”.
“Askush nuk mund t’i harrojë dy golat e Joselut. As unë nuk mund t’i harroj ditët që kam kaluar këtu. Dhe unë do ta përfundoj me asgjë përveçse Hala Madrid. Ju dua të gjithëve me gjithë zemër”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/
“Thank you, legend.”
“Thank you, Carletto.”Real Madrid fans’ tributes for Luka Modric and Carlo Ancelotti before their final match with the club 🤍 pic.twitter.com/QytCd7wsLx
— ESPN FC (@ESPNFC) May 24, 2025