BallinaLajmeÇitaku: LVV-ja nuk meriton as dorështrëngim për mënyrën si e ka trajtuar...

Çitaku: LVV-ja nuk meriton as dorështrëngim për mënyrën si e ka trajtuar PDK-në e Kuvendin

Të ngjajshme

Një person humb jetën në vendin e tij të punës në Pejë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë,...

Këshilltarja e Kurtit shkruan në “X” për krizën politike si pronare e së vërtetës, fajet ia hedh opozitës

Këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Fëllënza Podrimja,...

Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit

Indri Shiroka dhe Vanesa Sono kanë shkëmbyer puthjen e...

E rëndë në Pejë, një punëtor humb jetën në vendin e punës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pejë. Burime të IndeksOnline...

Ekspozitë e çuditshme në Berlin: Qen robotë me kokat e personazheve të famshëm

Qentë robotë me koka silikoni hiperrealiste të modeluara sipas...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se nëse do të bazoheshin në mënyrë se si Lëvizja Vetëvendosje e ka trajtuar partinë ku bën pjesë ajo, Kuvendin dhe institucionet e tjera atëherë nuk meriton as dorështrëngim.

“Nëse do t’i diktonim veprimet tona politike nga mënyra se si LVV-ja e ka trajtuar jo vetëm PDK-në, por edhe Kuvendin dhe institucionet e tjera, nuk do të meritonin as dorështrëngim”, u shpreh Çitaku në “Interaktiv”, duke shtuar se refuzimi për të bashkëqeverisur me Vetëvendosjen nuk është as inatçor, as personal.

Ajo kritikoi qasjen e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, në raport me procesin e konstituimit të Kuvendit që sot dështoi për herë të 20-të, duke e cilësuar atë si përçmuese dhe jo serioze.

“Nuk është lojë fëmijësh. Bëhet fjalë për konstituimin e institucionit më të rëndësishëm të vendit. Kosova është më e madhe se egoja e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut”, ka shtuar ajo.

Çitaku ka thënë se PDK-ja ka treguar vullnet për dialog dhe zgjidhje, përfshirë edhe në takimin me Kurtin, ndonëse ftesa për takim nga ky i fundit, sipas saj, ishte më shumë thirrje për refuzim sesa për bashkëpunim.

Ajo theksoi se lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qenë i vetmi që është takuar me të gjithë faktorët politikë.

“Ne nuk do të votojmë asnjë anëtar të Qeverisë Kurti 2. Për të konstituar Kuvendin, Kurti duhet të reflektojë dhe të heqë dorë nga këmbëngulja për të vendosur një emër të përveçëm për kryetar të Kuvendit”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Çitaku u shpreh se është interes nacional që Kosova të qeveriset ndryshe nga pesë vjetët e fundit dhe se PDK-ja mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësisë institucionale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz