back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKoncert përkujtimor në Drenas në nderim të 1432 fëmijëve të vrarë gjatë...

Koncert përkujtimor në Drenas në nderim të 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Në ambientet e ShFMU “Halil Bajraktari” në Drenas është mbajtur një koncert përkujtimor, organizuar nga mësimdhënësi Hajzer Gjoshi, në nderim të 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.

Ky aktivitet, që u përcoll me emocione të forta, u vlerësua si një mesazh i fuqishëm për ruajtjen e kujtesës historike dhe për sakrificën e madhe që u bë për lirinë dhe shtetin që kemi sot.

“Nuk do ta harrojmë kurrë se si erdhi liria. Ky koncert është dëshmi dhe kujtesë për brezat që vijnë, se kush e harron historinë, është i dënuar ta përsërisë atë,” theksoi kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai përgëzoi drejtuesit e shkollës, prindërit dhe nxënësit që realizuan një koncert mbresëlënës, si dhe falënderoi profesor Hajzer Gjoshin për përkushtimin dhe angazhimin e tij të veçantë me nxënësit para një publiku të gjerë.

“Lavdi e nderim për dëshmorët dhe martirët e kombit! Nderim i përjetshëm për 1432 fëmijët e vrarë gjatë luftës!” – përfundoi Lladrovci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz