BallinaLajmeHyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentëshoferëve mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentëshoferëve mes Kosovës dhe Italisë

Të ngjajshme

Mbi 600 mijë euro për sigurinë në KEK, nis vlerësimi i rreziqeve për qindra vende pune

Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë një kontratë për...

Të paktën 14 të vdekur nga rrufetë në Bangladesh pas stuhive sezonale

14 persona humbën jetën pasi rrufet goditën disa pjesë...

Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për të drejta të njeriut

Anëtari i komisionit për të drejta të njeriut, barazi...

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se, nga sot, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për njohjen e patentëshoferëve mes Kosovës dhe Italisë.

Njohja e patentëshoferëve u mundëson qytetarëve të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë të nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë. Njëkohësisht, kjo marrëveshje do të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët që kanë nevojë ta ndërrojnë dokumentin.

Finalizimi i këtij procesi është një hap i rëndësishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë, sepse me këtë rast do të riafirmohen raportet e shkëlqyera që gëzojnë Republika e Kosovës me Republikën e Italisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz